Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj bëri një debutim historik, duke zbritur në fushë me ekipin e parë të Barcelonës.
Manaj arriti të bëhet dhe protagonist duke realizuar tre gola me fanellën e Barçës. 24-vjeçari realizoi në minutën e 60-të të ndeshjes miqësore kundër Gjimnastik, duke shënuar një supergol dhe në minutën e 86-të realizoi spektakël duke finalizuar një harkim nga krahu me goditje me gjoks, përcjell albinfo.ch.
Në minutën e fundit të takimit, Manaj realizoi dhe golin e tretë nga pika e 11-metërshit, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë këtë debutim historik me fanellën e Barcelonës.