Djelmoshat tanë edhe përkundër barazimit kanë treguar paraqitje fantastike në një atmosferë të zjarrtë të dhuruar nga tifozët në tribuna.
Kombëtarja e Kosovës ka lëshuar fitoren nga duart në minutat shtesë të takimit.
Përballja Kosovë -Danimarkë ka përfunduar me rezultatin e barabartë në miqësoren e zhvilluar sonte në kryeqytet, shkruan Gazeta Alo.
Në një atmosferë fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kombëtarja jonë ka barazuar me Danimarkën me rezultatin 2:2.
Golat i kanë shënuar Amir Rrahmani dhe Bersant Celina për Kosovën, ndërsa Eriksen dhe Hojbjerg kanë shënuar për danezët. /Gazeta Alo