Fjalë Kyçe

Fati i kontratës me Z-Mobile dihet më 30 korrik

Të martën merret vesh nëse Vala do ta shkëpus kontratën me Z-Mobile. Më 30 korrik do të dihet rreth fatit të kontratës Vala-Zmobile, këtë e ka konfrimuar drejtori menaxhes i Telekomit Bedri Istrefi.

Ai tha se nuk mund të jap më tepër informacion nëse do të shkëputet apo vazhdohet kontrata me kompaninë private Z-Mobile. “Me datën 30 të gjitha detajet bëhen publike…Para datës 30 nuk guxoj asnjë informacion me dhanë sepse mundet me ndiku në MSA që jemi të obliguar në mirëbesim me zbatu”, tha istrefi për Express.

Shtoi se asnjë kontratë nuk do të vendoset në dëm të interesave shtetërore. Ditë më parë, para Telekomit të Kosovës protestuan dhjetëra punëtorë që kërkuan që kontrata 10 vjeçare me Dardafonin të ndërpritet.

Ditë më parë, Z-Mobile ka dërguar te përmbaruesit lëndën për kthimin e borxhit që PTK’ja ka në raport me Devollët. Por, si nisi problemi i Telekomit me Z-mobile?

Më 25 janar të vitit 2016, Z-mobile e dërgoi Telekomin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Kompania që udhëhiqet nga Blerim Devolli fillimisht përmes kësaj Gjykate kërkoi që Telekomi t’ia paguante 44 milionë euro dëmshpërblim.

Gjithë këto para, kompania i arsyetoi duke thënë se Telekomi e dëmtoi atë qëllimisht. Z-mobile pretendonte që gjithë këto dëme iu shkaktuan gjatë periudhës 2011-2014.

Njëri prej dëmeve më të mëdha të cekura në padi, sipas kompanisë së Blerim Devollit ishte problemi me ofrimin e shërbimit 3G dhe 4G, si dhe ndarja e disa Sim Kartelave dhe numrave mobil, që Telekomi do të duhej të bënte ndaj Z-mobile.

Asnjëra prej këtyre obligimeve sipas padisë nuk ishte përmbushur. E përveç kësaj, aty theksohej se Telekomi drastikisht reduktojë kualitetin e shërbimeve vetëm për konsumatorët e Z-mobile.

Asokohe, drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa pati deklaruar se pretendimet e Z-mobile janë të pabaza.

Megjithatë, kjo shifër prej 44 milionë eurosh të kërkuara në Arbitrazh, tashmë ka zbritur në 25 milionë e 900 mijë euro.