Fjalë Kyçe

Fatmir Limaj shpalos pesë prioritet që do t’i bëjë nëse bëhet kryeministër

Fatmir Limaj shpalos pesë prioritet që do t’i bëjë nëse bëhet kryeministër

Kandidati për kryeministrit nga radhët e koalicionit, NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka shfaqur programin e tij me pesë prioritete me të cilat garon në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përmes një postimi të tij në ‘Facebook’, Limaj ka shpalosur prioritetet e tij që nga investimi 500 milion euro në bujqësi, e deri tek shtesat për fëmijë, shkruan Insajderi.

“Ne kemi zgjedhur pesë prioritete për qeverisjen e ardhshme. Zhvillimi ekonomik, përmes investimeve të fuqishme në bujqësi deri në 500 milionë euro brenda një mandati qeverisës, vazhdimin e mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë, paketën sociale që parasheh shtesa për fëmijë, sigurime shëndetësore dhe qasjen ndryshe ndaj diasporës”, ka shkruar Limaj.

Tutje, Limaj ka thënë se qytetarëve të Kosovës i kemi ofruar një listë me kandidatë më të mirë për deputet.

“Po ashtu qytetarëve të Kosovës, ia kemi ofruar listën me kandidatët më të mirë për deputetë. Njerëz të dëshmuar në etapa të ndryshme për vendin dhe të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve të vendit”, ka përfunduar Limaj.