Fjalë Kyçe

Fatmir Sejdiu e do LDK-në në dialog me Serbinë

Fatmir Sejdiu e do LDK-në në dialog me Serbinë

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se ky subjekt politik ka nevojë të rikthehet në identitetin e saj të mëparshëm.

Fatmir Sejdiu, përveç që ishte njëri ndër themeluesit, kreu edhe detyrën e kryetarit të LDK-së pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.

Ai mendon se LDK ka nevojë të rikthehet në identitetin e saj të mëparshëm.

“Kemi dëgjuar lloj-lloj sloganesh se po ndërtojmë Lidhjen Demokratike të re që nënkupton ën esencë dhe nganjëherë brishtësinë që ka ndodh një shkëputje nga tradita’, tha Sejdiu për Klan Kosova.

Sejdiu nuk pajtohet as me qëndrimet e LDK-së për mos-përfshirje në ekipin negociator për dialogun me Serbinë.

“LDK-ja s’duhet të humb asnjëherë shansin e vetë që të jetë prijëse në procese të mëdha”, theksoi ai.