Fjalë Kyçe

Fatmir Sejdiu synon të kthehet në fronin e LDK-së

Fatmir Sejdiu synon të kthehet në fronin e LDK-së

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kreu i LDK’së, Fatmir Sejdiu, në profilin e tij në facebook, ka vendosur një fotografi ku shihet në një tubim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në prapavi të Sejdiut shihen disa anëtarë të LDK’së, Florian Dushi e Fatmir Rexhepi.

Por çfarë mesazhi ka dashur të çojë përmes kësaj fotografie Fatmir Sejdiu?

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’a mbajë Kuvendin Zgjedhor më 3 gusht të këtij viti. Si asnjëherë më parë, figurat që do të kandidojnë për postin e të parit të partisë do të jenë të shumta.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe Fatmir Sejdiu, edhe pse fotografia e tij e profilit mund të jetë një sinjal që ai mund t’i futet garës për kreun e LDK’së. Ai gjithmonë e ka lënë të hapur mundësinë.

Deri sot ende asnjë kandidaturë nuk është zyrtarizuar, pasi që po pritet krijimi i një liste përfundimtare të kandidatëve që do të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së.

Sot Gazeta Express ka raportuar se Isa Mustafa është tërhequr nga gara dhe nuk do t’ia mësyjë karriges së kryetarit edhe për një mandat tjetër.

Ndryshe Lufti Haziri në një intervistë për Gazetën Express ditë më parë ka thënë se e mbështet një ide për marrëveshje politike brenda LDK’së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë./GazetaExpress/