Fjalë Kyçe

Fatmir Spahiu tallet me njohjen e Xhamajkës

Fatmir Spahiu tallet me njohjen e Xhamajkës

Pasi Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina J Smith, njoftoi se shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur Kosovën, aktori e shfrytëzoi këtë situatë për tallje.

Ditën e enjte, Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në Tëitter, kishte thënë se ka marrë një lajmërim nga ambasadorja Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Pavarësinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Por një gjë të tillë e ka mohuar Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina J Smith e cila thotë se Xhamajka nuk njeh Kosovën ende.

E gjithë këtë ‘rrëmujë’ aktori Fatmir Spahiu e ka shfrytëzuar për sarkazëm, në një postim të bërë ai thotë: Kush te mundet folloë naj Xhamajkajani dhe pas 5 min unfolloë dhe unfriend. Fillojme tash.