Fjalë Kyçe

Fazlija: Pres rezultat pozitiv nga ndeshja kundër Sllovenisë

Fazlija: Pres rezultat pozitiv nga ndeshja kundër Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së kundër Sllovenisë. Kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Pas stërvitjes së fundit të mbajtur, përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija është shprehur se ka punuar më shumë në aspektin psikologjik pas humbjes së thellë të cilën Kosova e pësoi në ndeshjen ndaj Rusisë.

“Gjatë këtyre dy ditëve jemi përpjekur të bëjmë rigjenerimin e forcave dhe më shumë kemi punuar në aspektin psikologjik, sepse ndeshja me Rusinë ka qenë me ngarkesa të mëdha dhe vetë forma e pësimit të golave nga vashat tregon se sa të ngarkime kanë qenë ato në atë sfidë. Jemi përpjekur maksimalisht që t’i evitojmë gabimet e shfaqura në ndeshjen paraprake, në mënyrë që të mos marrim gola të tillë naiv. Sllovenia ka ekip shumë të mirë, ndoshta për një nuancë edhe më të mirë se Rusia, por ne jemi në avantazh se luajmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Vajzat do të japin maksimumin dhe pres që të dalim me rezultat pozitiv”, tha Fazlija.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.