Fjalë Kyçe

Fazliu: Policët më kanë rrëzuar, i kanë thënë sigurimit mos e prekni se ja u thej kryet

Fazliu: Policët më kanë rrëzuar, i kanë thënë sigurimit mos e prekni se ja u thej kryet

Anëtari i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Prizren, raporton Gazeta Express.

Fazliu i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, thotë se arrestimi i tij ka qenë i padrejtë.

Ai është shprehur se gjatë arrestimit atij i janë shkaktuar edhe probleme shëndetësore në boshtin kurrizor, e në protezën që ka në gju.

Fazliu rrëfen se pas rrëzimit dy punëtorë të sigurimit në lokal janë munduar që ta ndihmojnë që të ngritët, por që sipas tij, polici u ka bërtitur duke u thënë “Mos e prekni se ja u thej kryet”.

Megjithatë, edhe pas reagimit të policit, sigurimi e ka ndihmuar atë që të ngritët.

“Ai filloi me më bërtit pa asnjë arsye. Ndërsa, kur jam rrëzuar kam rënë në boshtin kurrizor. Janë ofruar 2 punëtorë të sigurimit me më ndimu, por polici i është drejtuar duke u thënë mos e prekni se ja u thej kryet. Ai nuk më ka thënë asnjë fjalë, as pse po mi qet prangat. Në momentin që ka thënë qitjani prangat unë nuk kam rezistu, vetëm ja kam qit duart. Ndërsa vetëm punëtori i sigurimit më ka ndihmu me u ngritë”, deklaron ai.

Fazliu thotë se ai e ka bashkëshorten nga Prizreni andaj edhe e ka vizituar këtë komunë.

Ndërsa shprehet se pronarin e lokalit e ka mik të familjes.