Fjalë Kyçe

FC Kosova Münich arrin sukses të jashtëzakonshëm, inkuadrohet në Bezirksliga

FC Kosova Münich arrin sukses të jashtëzakonshëm, inkuadrohet në Bezirksliga

Skuadra e FC Kosova München ka arritur sukses të jashtëzakonshèm në Bayern.

Drejtori sportiv i FC Kosova München Agron Muharremi në një prononcim për Gazetën Alo ka treguar ambiciet e klubit i cili fitoi titullin Kampion dhe kalon në Ligën rajonale të Gjermanisë.

“Jemi të lumtur me këtë sukses të arritur”, ka thënë fillimisht drejtori sportiv i klubit.

Muharremi më tej ka thënë.

“Ambiciet e klubit nuk përfundojnë këtu. Synimi i FC Münich është inkuadrimi në Landesliga”, ka thënë Agron Muharremi.

Ai ka folur edhe për transferimet e mundshme të FC Kosova Münich.

“Kemi arritur marrëveshje me disa lojtar nga Kosova të cilët pritet ti bashkohen klubit”, ka thënë drejtori sportiv Agron Muharremi për Gazetën Alo.