FC Prishtina ëahtë skuadra më e re e Futsallit, shkruan GazetaAlo.
Kjo skuader me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur për sukseset dhe aspirtatat e klubit në të ardhmen.
Ky është postimi i FC Prishtinës.
FC Prishtina 01, dashuri për kryeqytetin dhe fanellën bardhëekaltër.
Klubi jonë është themeluar para gjashtë muajsh, por FC Prishtina 01 tashmë i ka renditur sukseset.
Edhe pse në vitin e parë të themelimit klubi arriti në dy finale: Kupa e Kosovës dhe Kupa e Qyteteve.
Paraqitjet e mira, angazhimi i madh i lojtarëve që japin gjithçka për fanellën bardhekaltër, ka bërë që edhe shikuesit t’i mbushin shkallët e Pallatit të Rinis dhe sporteve.
Djelmoshat e skuadrës janë 90% nga kryeqyteti dhe kjo bërë që dashuria për klubin të jetë e madhe, pasi e ndjejnë fanellën dhe e duan klubin.
FC Prishtina 01 nuk do të ndalet, do ta vazhdojë punën e saj me djemtë e kryeqytetit drejt sukseseve të ardhshme. /GazeraAlo.