Fjalë Kyçe

FC Prishtina arrin në Kosovë, deri të hënën kompleton argumentet dhe provat

FC Prishtina arrin në Kosovë, deri të hënën kompleton argumentet dhe provat

Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll FC Prishtina është rikthyer në Kosovë pas mos zhvillimit të ndeshjes së djeshme ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës, pasi tetë futbollistë të tyre rezultuan pozitiv me COVID-19.

Skuadra nga kryeqyteti ka shkruar në faqen e tyre se deri të hënën do t’i kompletojnë argumentet dhe provat për t’i drejtuar drejt UEFA-s.

“Pas arritjes në Kosovë në orët e vona të natës, Prishtina deri të hënën do t’i argumentojë provat e sajë”, thuhet mes-tjerash në njoftimin e FC Prishtina në rrjetin social Facebook.