Fjalë Kyçe

Fejohet aktorja e dashur nga të gjithë

Fejohet aktorja e dashur nga të gjithë

Jennifer Lawrence po martohet, ky është fatlumi.

Jeta personale e aktores ka qenë gjithnjë një mister dhe lidhja më e komentuar e saj ka qenë flirti i shpejtë që pati me këngëtarin Chris Martin.

Por tani krejt papritur është konfirmuar nga përfaqësuesit e Jennifer Lawrence për mediat se ajo është fejuar. Surprizë!!!

Prej më pak se 1 viti Jennifer është në një lidhje me artistin Cooke Maroney, por ata janë parë rrallë së bashku në publik dhe pak dihej se si po shkonte romanca e tyre.

Fjalët e para që gjërat ishin bërë serioze mes aktores 28 vjeçare dhe të dashurit te saj, dolën të martën në mbrëmje, duke qenë se në dorën e Lawrence u duk një unazë me një gur gjigant diamanti.

Edhe miqtë e saj e konfirmuan lajmin, madje thanë se e kishin festuar fejesën e tyre.

Por konfirmimi përfundimtar erdhi nga PR-i i Jennifer për “Fox News” dhe kaq ishte.