Fjalë Kyçe

Fëmijët gjejnë granatë dore në Hajvali

Fëmijët gjejnë granatë dore në Hajvali

Një granatë dore është gjetur nga disa fëmijë derisa ishin duke luajtur.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e KFOR-it dhe FSK-s.

“Raportohet se nga disa fëmijë derisa ishin duke lozur është gjetur një mjet i dyshimtë (granatë dore).

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së që e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftimin e Policisë.