Fjalë Kyçe

“Fëmijët telefonuan policinë vjet”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e familjes kosovare në Gjermani

“Fëmijët telefonuan policinë vjet”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e familjes kosovare në Gjermani

Në Ditën e dytë të Krishtlindjes, Flamur R. (44) goditi me armë zjarri dy djemtë (13/11-vjeç) dhe gruan e tij Advije R. (38-vjeç), e më pas vetën.

Nga kjo tragjedi mbijetoi vetëm gruaja e familjes, derisa dy fëmijët dhe kryefamiljari vdiqën nga plagët e marra, raporton mediumi gjerman Blic.de, përcjell lajmi.net.

Siç shkruan mediumi, familja kishte shpeshherë konflikte verbale mes vete. Sipas fqinjëve, Flamur R. Ka qenë gjaknxehtë. Mësohet se në të kaluarën ai ka kërcënuar edhe të afërmit të cilët e kanë denoncuar në polici.

Sipas zyrës së mirëqenies për të rinjtë, djemtë e tij gjithashtu kanë telefonuar policinë në mars të vitit 2020 pas një përleshjeje të ashpër verbale mes prindërve të tyre.

“Si rezultat, më 24 mars 2020 morëm një raport nga policia për dhunën në familje në familje”, njoftoi Sabine Schmidt nga kjo Zyrë për mediumin.

“Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm asnjë tregues për ndonjë rrezik për mirëqenien e fëmijës”, u deklarua më tej ajo.