Fenomenet natyrore shpesh janë të rrezikshme dhe të mistershme, por në disa raste ato janë magjepsëse.
Disa vende në botë janë të magjishme për shkak të natyrës dhe shpesh ato janë kthyer në destinacione natyrore.
Në po ju prezantojmë disa fenomene që ndodhin vetëm në këto vende, transmeton “Tch”.
Ujëvara Horsetail në Parkun Kombëtar Yosemite, SHBA-Për disa ditë çdo shkurt, Ujëvara Horsetail në Parkun Kombëtar Yosemite, Kaliforni, SHBA, kthehet në portokalli të ndritshme, që i ngjan lavës që shkrihet nëpër shkëmbin. Kjo ndodh vetëm gjatë kësaj kohe të vitit, pasi drita e diellit vendoset në ujëvarë në këndin e duhur, duke çuar në këtë imazh të mahnitshëm.
Liqeni Maracaibo, Venezuelë -Duke regjistruar frekuencën më të lartë të rrufesë në botë, rrufeja Catatumbo është një fenomen mahnitës i motit. Midis 140 deri në 160 net çdo vit, një sasi e madhe e reve të stuhisë mblidhet mbi lumin Catatumbo, ku zbrazet në Liqenin Maracaibo dhe rrufetë përgjatë zonës, ndonjëherë shkojnë deri në 280 herë në orë. Besohet të jetë një rezultat i erërave që fryjnë në të gjithë liqenin dhe fushat përreth, fenomeni njihet gjerësisht si “Fanari i Maracaibos”.
Darvaza Crater, Turkmenistan-Krateri i Darvazës quhet edhe “Dera e Ferrit”, ndodhet fshatit Derveze në shkretëtirën veri-perëndimore të Turkmenistanit. “Porta e Ferrit” në Turkmenistan pa dashje është shndërruar në një destinacion për mijëra turistë të huaj në vit. Gjithçka nisi në vitin 1971 kur kërkues të ish-Bashkimit Sovjetik nisën kërkimet për gaz dhe naftë. Dhe ata kishin të drejtë. Nëntoka në këtë rajon të Turkmenistanit fsheh sasi të mëdha gazi. Por gjatë gërmimeve, toka u shemb duke formuar një gropë mbi 20 metër të thellë dhe me diametër prej 70 metrash. Gjeologët i vunë flakën, kështu që gaz i metanit nuk do të përhapet përreth dhe që prej asaj koha, ai vazhdon që të digjet.
Liqeni i Abrahamit, Alberta, Kanada-I krijuar në vitin 1972, liqeni artificial ndodhet në lumin Saskatcheëan të Veriut dhe është i njohur për flluskat e ngrira të metanit që formohen nën ujë. Liqeni liron gazin e metanit, i cili ngrihet deri në sipërfaqen e ftohtë të ujit. Gjatë dimrit, ndërsa moti bëhet më i ftohtë, flluskat e ngrira grumbullohen poshtë sipërfaqes, duke çuar në formimin e strukturave unike.
Shpella waitomo Glowworm, Zelandë e Re-I banuar me xixëllonja të llojeve Arachnocampa, shpella mund të arrihet vetëm me anije. Brendësia e hapësirës shpellore ndriçohet vetëm xixëllonjat që varen në tavan, duke krijuar një imazh hipnotik që duhet ta shihni për ta besuar.