Fjalë Kyçe

Ferat Shala: Banorët e Baicës, Domanekut dhe Tërdevcit e kanë ndarë mendjen: Bashkë me PDK-në ndërtojmë të ardhmen

Ferat Shala: Banorët e Baicës, Domanekut dhe Tërdevcit e kanë ndarë mendjen: Bashkë me PDK-në ndërtojmë të ardhmen

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ferat Shala ka vazhduar fushatën në  vendbanime të ndryshme të Kosovës. Kësaj radhe ai ka qëndruar në Baicë, Domanek e Tërdevc.

Shala ka deklaruar se banorët e Baicës, Domanekut dhe Tërdevcit masovikisht dhe fuqishëm po i japin mbështetje programit dhe vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës.

‘Këta njerëz të mirë dhe punëtorë, ashtu siç e duan dhe nderojnë vendin e tyre, e dinë po ashtu se kujt duhet t’ia besojnë qeverisjen’, shprehet Shala.

Sipas tij, banorët e Baicës, Domanekut dhe Tërdevcit e kanë ndarë mendjen: Bashkë me PDK-në ndërtojmë të ardhmen.