Fjalë Kyçe

Ferat Shala: Drenica dhe Llapushniku kanë një mijë arsye për t’i besuar Kadri Veselit

Ferat Shala: Drenica dhe Llapushniku kanë një mijë arsye për t’i besuar Kadri Veselit

Kandidtati për deputetë nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, në faqen e tij zyrtare, facebook ka shkruar për pritjen madhështore që i është bërë sot PDK-së dhe Kadri Veselit në Llapushnik.

Shala shprehet i lumtur për prioritetët që ka kjo parti për Drenasin me projekte dhe investime konkrete për komunën e Drenasit dhe fshatrat e tij.

“I lumtur që Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, z. Kadri Veseli, në prioritetet e tij qeverisëse ka projekte konkrete investive për komunën e Drenasit dhe për fshatrat e tij” tha Shala, transmeton Gazeta Alo.

Ai tha se Drencia dhe Llapushniku kanë një mijë aryse për t’i besuar Veselit, sepse ishte pikërisht ai që i është gjendur pranë në kohë të vështira vendit.

“Drenica dhe Llapushniku kanë një mijë arsye për t’i besuar Kadri Veselit, sepse këtyre njerëzve të mirë dhe këtij vendi të bekuar, ai i është gjendur pranë në kohëra shumë të vështira”-tha Shala.