Kandidati për deputet me numrin 16 nga lista e PDK-së, Ferat Shala, po vazhdon takimet me qytetarë, shoqata dhe institucione të ndryshme.
Shala në takim me bashkëluftëtarët e tij, tani veteranë të UÇK-së u ka shpalosur programin për rritje të pensioneve për 50%, shkruan Jepi zë
Postimi i plotë:
Për veteranët dhe të gjitha kategoritë e tjera të luftës do të ketë rritje të mbështetjes shtetërore deri në 50%. Kjo do të bëhet me programin tonë për një Kosovë më të mirë.
Me kryetarin Enver Hajdari, dhe bashkëluftëtarë tjerë, diskutuam edhe për shumë ide e plane që veteranët të vazhdojnë kontributin e tyre.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm në programin tonë është se do të hiqet pengesa ligjore, dhe kështu veteranët do të gëzojnë pensionin, por edhe të drejtën për punë aktive. Bashkë për një Kosovë më të mirë!
VOTO #PDK131 #FeratShala16