Klubi i futbollit Ferizaj ka mbyllur afatin kalimtar të janarit duke transferuar gjashtë futbollistë.
Ky klub ka transferuar mbrojtësin Viktor Kuka nga Drita në formë huazimi, Veton Shabanin, mbrojtës të krahut, nga Flamurtari, portierin Burhan Mustafa nga Shkupi, qendërmbrojtësin Dini Cuculi, Dardan Çerkini nga Trepça ’80 dhe sulmuesin Ermal Krasniqi nga Llapi.
Para këtyre futbollistëve Ferizaj prezantoi Egzon Shabanin, Durim Gashin e Hysein Demirin.
“Me këto përforcime merkatoja për klubin tonë është mbyllur, futbollistëve të ri ju urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.