Fjalë Kyçe

Ferizajasi dyshohet se gënjeu se i janë grabitur para për të fituar azil jashtë vendit

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin V.F . 28 vjeç me dyshimin e bazuar se i njejti, me qëllim kishte inskenuar rastin e grabitjes .

Siç njofton Policia e Kosovës në Ferizaj, i dyshuari V.F.  me 19.4.2019,kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes në fshatin Gërlicë  duke deklaruar se nga dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armëve të ftohta-thika,kanë ndalur automjetin e tij dhe i kan marrë 50 euro  dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si   dhe  pranimin në tërësi të inskenimit të rastit  nga vet ai me qëllim se raportimi i këtij rasti do ti ndihmonte për kërkim të azilit  jashtë vendit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.