Fjalë Kyçe

Fero i harxhuar –‘kapitulli i ri’ me vargjet e vjetra- Video

Fero i harxhuar –‘kapitulli i ri’ me vargjet e vjetra- Video

Fero ditë më parë publikoi këngën e tij të re ‘Jom rrit’.

Fero për javë me rresht kishte paralajmëruar se kënga e re të cilën e lasnoi javën e kaluar do jetë faqja e parë e kapitullit të ri për karrierën e tij artistike, të cilën reperi ka vendosur të zhvillojë në Berlin, shkruan lajmi.net.

Reperi nga Gjilani në disa intervista kishte aluduar se ka me qindra tekste të pa përpunuara, dhe ndjehej shumë entuziast sa që thoshte se energjia e tij skenike do ta përcjellë publikun edhe për 20 vitet e ardhshme, por nga ajo që pamë në këngën e fundit na bën të mendojmë se gjilanasi ka filluar të ‘harxhohet’ në muzikën që kultivon.

Kur të gjithë pritën që Fero të sjellë një frymë të re në ‘trap-in shqiptar’ ai zhgënjeu adhuruesit e kësaj rryme muzikore, duke përdorur po të njëjtat vargje të cilat vite më parë i kishte shkruar për ish-kolegen e saj në ‘On Records’, Rinën në këngën ‘Ashiqare’.