Reperi nga Gjilani, Fero, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
Artisti sot (e hënë) ka publikuar këngën e re të titulluar “Bella” që i dedikohet bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Duke qenë se është bërë një projekt vetëm për të, ajo ka qenë edhe protagoniste kryesore në videoklip.
Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: YouTube)
Çifti shfaqen në skena atraktive duke treguar dashurinë e madhe që ndjejnë për njëri-tjetrin.
Teksti është shkruar nga vet reperi, kurse për producimin u përkujdes Lorikm (Vn Entertainment).
Për ‘beat’-in është përkujdesur M.O.B dhe miksimi e masterizimi u bë po ashtu nga Lorik M.
Videoja u realizua nga produksioni i njohur, “Gent Films”.
Klipi siç duket u realizua kur dyshja po shijonin pushimet e verës në Mal të Zi./Telegrafi/