Feronikeli arriti të fitonte turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve dhe tashmë ka një ndeshje delikate ndaj uellsianëve të TNS në debutimin e tyre në turin e parë të Championsit.
Kampionët në fuqi të Kosovës, do të synojnë të bëjnë më të mirën ndaj uesllsianëve për të provuar turin e dytë.
Ditën e sotme, Feronikeli ka njohur gjyqtarët e takimit të parë që do të luhet fillimisht në Uells e më pas në Kosovë.
Në takimin që do të luhet mesjavën e ardhshme, gjyqtar kryesor do të jetë maltezi,Trustin Farrugia Cann.
Sakaq, ndihmësit e tij do të jenë Alan Kamileri dhe Roberto Vela, ndërkohë që gjyqtar i katërt, Filip Farrugia.
Gjyqtari kryesor i takimit nuk është një emër që deri më tani ka pasur ndeshje të mëdha për të gjykuar por më shumë në Europë i janë besuar ndeshje të të rinjve, kryesisht U17 dhe U19. Njihet si një gjyqtar i butë, që nuk e përdor shumë kartonin.