Fjalë Kyçe

Ferrero tërheq vullnetarisht nga tregu në Kosovë produktet “Kinder” të prodhuara në Belgjikë

Ferrero tërheq vullnetarisht nga tregu në Kosovë produktet “Kinder” të prodhuara në Belgjikë

Nga kjo kompani thonë se të gjitha produktet e tjera Ferrero, përfshirë produktet e tjera Kinder nuk preken nga kjo tërheqje vullnetare.

“Ferrero po bashkëpunon me autoritetet lokale të Ushqimit mbi një lidhje të mundshme me një numër rastesh të raportuara të salmonelës në vende të tjera jashtë Kosovës. Megjithëse asnjë nga produktet tona Kinder të hedhura në treg nuk ka rezultuar pozitiv për salmonelën dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë nga konsumatorët, ne po e marrim këtë çështje me seriozitet të jashtëzakonshëm, pasi kujdesi ndaj konsumatorit është prioriteti ynë kryesor.

“Ne po punojmë me distributorin tonë për të siguruar që këto produkte të mos jenë më të disponueshme për blerje. Nëse keni një nga këto produkte, këshillohet të mos e konsumoni. Ju lutemi mbani produktin dhe kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj konsumatorit në [email protected]”.

“Ne e marrim me seriozitet të jashtëzakonshëm sigurinë ushqimore dhe na vjen keq për këtë problem”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Ditë më parë edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës kishte vendosur të heqë nga tregu disa produkte “Kinder”, pas raportimeve në vende të tjera të botës se në to është gjetur bakteri salmonelë.