Fjalë Kyçe

Festa e “çmendur” e ditëlindjes së Kejvina Kthellës në Dubai me Arta Elezajn

Festa e “çmendur” e ditëlindjes së Kejvina Kthellës në Dubai me Arta Elezajn

Modelja shqiptare feston ditëlindjen nesër.

Dhe, ajo ende pa u bërë ora 00:00 ka nisur festën teksa e ftuar është mikja e saj, aktorja, Arta Elezaj, shkruan lajmi.net.

Të dyja, kanë ndarë video dhe fotografi nga ambienti se ku janë duke qëndruar për ta festuar ditëlindjen. Ndërkohë, në videot e publikuara Kejvina dhe Arta shihen duke vallëzuar në bikini dhe teksa ekspozojnë linjat e tyre trupore.

Kejvina Kthella, në storien e saj në Instagram ka ndarë pamje nga dhoma e hotelit e cila shihet e mbushur me trëndafila të kuq.

Përveç, Arta Elezajt, Kejvina nuk ka zbuluar se kush është tjetër i ftuar në ditëlindjen e saj dhe në të njëjtën kohë kush qëndron prapa dekorimeve festive.