Tani më është bërë trend që ditëlindjet të nisin me urimet në instagram kur ora shënon 00:00.
Edhe këngëtarja e njohur Remzie Osmani mbrëmë e ka ndjekë këtë trend tek sa uron djalin e saj hasret me rastin e ditëlindjes.
Është Hamza ai që e feston ditëlindjen ku urimet kanë filluar qysh mbrëmë.
E si një nënë që është Remzia s’kishte si ti mos i uronte djalit të saj të gjitha të mirat e mundshme.
“Ti je universi ynë… Të paçim gjithmonë….U bëfsh 100 vjet me shëndet e lumturi…Të dua shumë”, thotë Remzia krahë fotografisë me djalin.
Rikujtojmë, se Hamza është i martuar me Gëzimen që së bashku kanë një vajzë të quajtur Ema.
Ndërkohë nuk ka munguar as urimi i saj si një bashkëshorte e përkryer.
https://www.instagram.com/p/CFvIuEIHc1t/?utm_source=ig_embed