Fjalë Kyçe

Festë si kjo, familja Kardashian kremtuan bashkë me këta emra të njohur

Festë si kjo, familja Kardashian kremtuan bashkë me këta emra të njohur

Familja Karashian mbrëmë festuan në mënyrë të veçantë Krishtlindjen, në një ambient ku mbizotëronte ngjyra e bardhë.

Kim Kardashian dhe Kendall Jenner përmes rrjeteve sociale kanë sjellë disa momente nga festa e mbrëmshme, shkruan lajmi.net.

Ata kremtuan në një ambient të veçantë, e gjithë familja në një vend, kurse përveç tyre të pranishëm ishin edhe emra të njohur të shoubizit.

Për argëtimin e tyre u kujdes John Legend, kurse mysafir ishin Jennifer Lopez me partnerin e saj Alex Rodriguez, Paris Hilton, e shumë të tjerë.

Kim, Kendall, Khloe dhe motrat e tjera të tyre, dukeshin tejet joshëse teksa po festonin duke u argëtuar në maksimum.