Fjalë Kyçe

Festivali ‘Sunny Hill’ vitin tjetër do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë

Festivali ‘Sunny Hill’ vitin tjetër do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë

Festivali “Sunny Hill”, nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë, ka konfirmuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Këtë informacion Shala e ka ndarë në Facebook pas takimit me përfaqësuesit e “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipën me bashkëpunëtorët.

“U dakorduam që ky festival nga viti i ardhshëm të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, hapësirën e re e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga gjithë rajoni dhe Evropa, për ta bërë Kosovën destinacionin kryesor për verë.

Misioni ynë është që ta promovojmë vendin tonë në botë, dhe ta nxisim turizmin kulturor në vend, përmes promovimit të vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Shala.

Këtë vit, ky festival do të mbahet në Gërmi, ashtu sikurse vitin e kaluar.