Fjalë Kyçe

“Festuan” duke rrezikuar me vetura, gjobiten disa persona në Shtime

“Festuan” duke rrezikuar me vetura, gjobiten disa persona në Shtime

Policia në Shtime ka njoftuar se i ka gjobitur disa qytetarë të cilët ishin incizuar të enjten duke festuar në rrugën “Tahir Sinan”, në mënyrë të rrezikshme.

Sipas fotografive të publikuara, pasagjerët e veturave kishin rrezikuar jetën e tyre duke dalë me gjysmën e trupit nëpër xhama të veturës.

Policia ka thënë se ka arritur t’i identifikojë qytetarët dhe i ka ftuar në stacion të policisë.

Ndaj tyre janë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë-shoferë dhe gjoba kundërvajtëse që lejuan pasagjerët të dalin jashtë veturës në xhama.