Fjalë Kyçe

FFK konfirmon ardhjen e Var-it në Kosovë

FFK konfirmon ardhjen e Var-it në Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se teknologjia e Var-it tashmë ka arritur në Kosovë dhe po bëhen përgatitjet e fundit.

Në sezonin e ri të Superligës së Kosovës 2020-21 pritet të hyjë në funksion.

Ka disa muaj që është konfirmuar edhe nga kryetari i FFK-së Agim Ademi.

Aparaturat tashmë kanë arritur, dhe FFK ka filluar që t’i vendosë në stadiume dhe të fillojë provat para fillimit të sezonit, njofton Klankosova.tv.

Kjo u bë e ditur nga faqja e FFK-së nëpërmjet rrjeteve sociale.

“VAR-i po vjen”, thuhet në mbishkrimin e FFK-së në Facebook.