Fjalë Kyçe

Fifi e mohon lidhjen me djaloshin nga Tirana

Fifi e mohon lidhjen me djaloshin nga Tirana

Këngëtarja me prejardhje ferizajase Filloreta Raçi apo ndryshe e njohur në publik si Fifi vazhdon të pëlqehet mjaft shumë për muzikën e saj.

Me të dal në skenë shpalosi një talent ndryshe prej këngëtareve tjera që jemi mësuar ti shohim, ndaj kështu duke qëndruar unike bëri emër në skenën muzikore, shkruan Kosovarja.

E duke qenë e dashur për publiku, natyrisht që ata ishin të prirur të dinin edhe më shumë për jetën private të Fifit, e cila shpesh u përfol për lidhje dashurie me Flori Mumajesin të cilën e demantuan të dy.

Por, pas kësaj, thuajse të gjithë u vunë në kërkim të dashurisë së saj misterioze.

E vet këngëtarja në një postim të bërë pak ditë më parë, kishe zbuluar padashje emrin e personit të zemrës, për të cilën më pas siç duket u pendua.

Statusi që ka hedh në storie Fifi, e mohon qartë lidhjen e re, ku thotë se kur të ketë diçka do na tregojë vet ajo.