Fjalë Kyçe

Fifi i harron fjalët e Granitit tani i jep edhe për të ngrënë

Fifi i harron fjalët e Granitit tani i jep edhe për të ngrënë

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi.

Pas takimit të Borës me Donaldin dhe përfundimit të spektaklit, raportet në mes dy banorëve – Fifit dhe Granitit u prishen, pasi ky i fundit iu drejtuar këngëtares së nuk e sheh në të njejtën mënyrë siç e shihte Donaldi – moderatoren dhe se nuk mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

Pas këtyre fjalëve të Granitit, këngëtarja u largua dhe kërkoj nga ai që ta linte rehat dhe mos t’i fliste më.

Por, siç duket Fifi i ka harruar fjalët e futbollistit dhe mbrëmë i jepte ushqim për të ngrënë atij.