Fjalë Kyçe

Fifi konfirmon se është në një lidhje të re dashurie?

Fifi konfirmon se është në një lidhje të re dashurie?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, është komentuar shumë herë për jetën personale.

Ajo gjithmonë ka bërë kureshtarë fansat ndonëse nuk tregoi asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje dashurie.

Ndonëse kanë kaluar pak muaj që nga dalja e Big Brother VIP, këngëtarja aso kohe u përfol për një afrimitet të madh me ish-futbollistin, Granit Cana.

Sidoqoftë në një postim të fundit të shpërndarë në InstaStory, artistja nga Ferizaj duket se e konfirmoi që po shijon një romancë të re dashurie.

27-vjeçarja ka publikuar një video në një makinë ku shfaqet duke shtrënguar duart me një person, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar.

“You are the reason” e Calum Scott ndërkohë është kënga të cilën ka vendosur që ta shoqërojë me postim.

Videoja është fshirë menjëherë, por që pritet në vijim të zbulohet nëse ka të bëjë vërtet me një lidhje të re. /telegrafi