Fjalë Kyçe

Fifi përlotet pasi mëson për largimin e Iglit

Fifi përlotet pasi mëson për largimin e Iglit

Igli Zarka la sot përfundimisht shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

Mësohet se shkaku ka qenë një komplikacion shëndetësor.

Igli është larguar menjëherë për të marrë shërbimin spitalor të nevojshëm.

Pas lajmit për largimin e tij, banorët kanë nisur nga diskutimet.

Fifi, menjëherë sapo mësoi këtë informacion nga Semi ka nisur të përlotet.

Qëndrimi i Iglit zgjati vetëm pak ditë brenda shtëpisë por arriti të krijonte raporte të mira me disa prej banorëve.