Fjalë Kyçe

Filloi shpërndarja e kifleve për nxënësit e ciklit të ulët në shkollat e Podujevës

Filloi shpërndarja e kifleve për nxënësit e ciklit të ulët në shkollat e Podujevës

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu sot ka vizituar shkollat fillore “Shaban Shala” dhe “Naim Frashëri” për të parë ecurinë e procesit mësimor në këtë situatë epidemiologjike, ku dhe njëkohësisht pa nga afër realizimin e projektit për shpërndarjen e kifleve për nxënësit nga klasa e parë deri te klasa e pestë.

“Ky projekt ka filluar të implementohet nga mbështetja e nivelit qendror për komunat, e cila ka ndarë mjetet buxhetore, ndërsa komunat përkatësisht drejtoritë e arsimit e kanë për detyrë përcjelljen dhe zbatimin e këtij projekti. Komuna e Podujevës është prej komunave të para e cila ka filluar ta zbatojë këtë project”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë vizitës tek shkollat drejtori Fetahu, u shpreh i lumtur për arritjen e realizimit të këtij projekti dhe njoftoi se nga ky projekt do të përfitojnë 37 shkolla me mbi 7000 nxënës. Ai i uroi nxënësit dhe ju dëshiroi suksese në mësimet e tyre.