Fjalë Kyçe

Fillon mbështetja financiare prej 170 eurosh për lehonat

Fillon mbështetja financiare prej 170 eurosh për lehonat

Nënat e reja mbi 18-vjeçare do të mbështeten me nga 170 euro në muaj nga Qeveria e Kosovës si dhe do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve.

Në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti ka thënë se do rrisin mirëqenien e tyre dhe do të ulin varfërinë.

“Ne duam t’i mbështetim gratë sepse duam t’i trajtojmë barabartë. Me këtë formë te mbështetjes po e fuqizojmë mbrojtjen e gruas në shoqëri. Po mbështesim edhe mirëqenien e saj”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se kjo masë ka qëllim ngritjen e rolit të gruas.

“Fuqizimi i pozitës së gruas në shoqëri është njëra nga çështjet që kjo qeveri po shtynë përpara. Këto masa kanë për qëllim ngritjen e rolit të gruas. Këto pagesa bëhen në llogari të grave dhe shkojnë direkt te to”.