Fjalë Kyçe

Fillon seanca e fundit gjyqësore e rastit “Pronto”

Fillon seanca e fundit gjyqësore e rastit “Pronto”

Ka filluar të mbahet seanca e fundit gjyqësore e rastit të njohur si “Pronto” para se trupi gjykues të nxjerrë aktgjykim për këtë çështje.

Në seancën e sotme palët do të japin fjalën përfundimtare. Ky proces gjyqësor po përfundon për disa seanca për shkak se prokurorja speciale që përfaqëson këtë rast nuk ka propozuar fare dëshmitarë ndërsa janë dëgjuar vetëm dy dëshmitarë në këtë proces gjyqësor të propozuar nga të akuzuarit, raporton Koha Ditore.

Shumica e të akuzuarve gjatë fazave të mëhershme të gjykimit nuk kanë pranuar t’i përgjigjen pyetjeve të prokurores e disa prej tyre kanë zgjedhur të mbrohen në heshtje.

Trupi gjykues i ka konstatuar provat si të lexuara por që në sallën e gjykimit nuk është bërë publike përmbajtja e tyre.