Fjalë Kyçe

Fillon takimi i Mustafës me kryetarët e degëve të LDK-së

Fillon takimi i Mustafës me kryetarët e degëve të LDK-së

Ka filluar takimi i kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me kryetarët e degëve të kësaj partie.

Në takim janë duke marrë pjesë edhe Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Ismet Beqiri dhe Agim Veliu, raporton KTV.

Ky takim vjen pas takimeve që kjo parti ka zhvilluar me Lëvizjen Vetëvendosje për harmonizim të programit bashkëqeverisës.

Kujtojmë se ka disa javë që të Vetëvendosje dhe LDK janë duke u takuar për një marrëveshje të mundshme për koalicion, por siç kanë bërë të ditur zyrtarë të të dyja partive, pengesë ka dalë të jetë posti i presidentit.