Një film australian për një burrë me koronavirus, i cili karantinohet në shtëpi, duket se ka parashikuar pandeminë e koronavirusit 3 vjet më parë.
Filmi i pavarur ‘Cooped Up’ është kategorizuar si një komedi romantike në vitin 2016, kur dhe u publikua, por paralelizmi që shohim tani po e shndërron në një thriller.
Në film një djalë infektohet nga një ‘koronavirus lakuriqi nate’ gjatë një udhëtimi në Kinë dhe detyrohet të vetë-izolohet në shtëpinë e fëmijërisë ën Sydney për 21 ditë.
Gjatë kësaj kohe ai bie në dashuri me epidemologen që e viziton duke veshur pajisje mbrojtëse shumë të ngjashme me ato që po përdor bota tani.
Ngjashmëria e frikshme me situatën e tanishme ka bërë që filmi të fitojë popullaritet.