Fjalë Kyçe

Fitoi dy çmime në “Grammy”, Dua Lipa merr urim edhe nga ambasadori amerikan

Fitoi dy çmime në “Grammy”, Dua Lipa merr urim edhe nga ambasadori amerikan

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar dy çmime Grammy, për “Artisten e re më të mirë” si dhe atë për “Këngën më të mirë për zhanrin Dance”.

Për këtë sukses Lipën e ka uruar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

“Urime Dua Lipës për çmimin e saj në Grammy, për artisten e re më të mirë. Gjithmonë mrekulli të shohësh artistë nga Kosova të njohur në skenat botërore”./Gazeta Alo/