Juventusi po vazhdon me fitore në Serie A, teksa këtë herë mposhti Parmën me rezultat 2-1, e vlefshme për xhiron e 20-të.
Juve fitoi fal Cristiano Ronaldo i cili shënoi të dy gola.Portugezi realizoi në minutën e 43-të dhe në minutën e 58-të.Golin e vetëm për Parmën e shënoi Cornelius në minutën e 55-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Juve përforcon kreun e Serie A me 51 pikë, katër më shumë se Interi që ka bërë një hap mbrapa sot.