Tifozët e boksit kanë mësuar një lajm jo të mirë.
Raportimet e fundit nga ‘BT Sport’ bëjnë të ditur se tashmë është konfirmuar se Dillian Whyte do të jetë kundërshtari i fituesit Deontay Wilder – Tyson Fury, përcjell lajmi.net.
Whyte është i nominuari nga WBC për të kontestuar këtë titull.
Ky lajm zbeh gjasat për një duel të mundshëm mes Anthony Joshua dhe fituesit të Fury-Wilder, për unfikimin e titujve.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë reagimet e boksierëve pas këtij vendimi të WBC.
Whyte tash e sa kohë e dëshiron një dyluftim me Tyson Fury.