Fjalë Kyçe

Fjolla Krasniqi paralajmëron rikthimin në muzikë pas një kohe të gjatë

Fjolla Krasniqi paralajmëron rikthimin në muzikë pas një kohe të gjatë

Ajo ka kohë që i ka munguar skenës muzikore shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Fjolla Krasniqi, e cila për një kohë të gjatë nuk ka qenë aktive në muzikë.

Kaçurrelja së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale duke treguar se po rikthehet më këngë të re.

Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, ajo shfaqet nga një studio ku duket se ka nisur përgatitjet për një projekt të ri.

“Kënga e re”, ka qenë përshkrimi i videos.

Ndërkohë, reagimet në komente kanë qenë të menjëhershme të cilët po ashtu mezi po presin për këtë prurje.

Fjolla është e njohur më shumë për këngët si: “Dy yjet”, “Nuk të besoj”, “Nuk jam zemërthyer” etj./telegrafi