Fjalë Kyçe

Fjolla Morina bën një tjetër ndërhyrje estetike në fytyrë

Fjolla Morina bën një tjetër ndërhyrje estetike në fytyrë

Fjolla Morina e ka bërë edhe një tjetër intervenim në fytyrën e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, njihet si një person shumë i hapur me publikun dhe fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Emri i Fjollës është komentuar shumë lidhur me pamjen e saj të jashtme.

Transformimet që ka pësuar ndër vite, e kanë bërë të duket më ndryshe e madje të krahasohet me yje të famshme botërore.

Së fundmi madje u bë e ditur se ajo i është nënshtruar edhe një tjetër intervenimi dhe duket se e ma mbushur ‘botox’ pjesën e nofullës.

Një nga klinikat estetike në Prishtinë ka shpërndarë një video të këngëtares 34 vjeçare në momentin kur i është nënshtruar ndërhyrjes.

Rezultatin final sigurisht se mund ta shohim në postimet e radhës të Fjollës.