Fjalë Kyçe

Fjolla Morina do t’i dhurojë për bamirësi të gjitha paratë e fituara nga klikimet e këngës së re

Fjolla Morina do t’i dhurojë për bamirësi të gjitha paratë e fituara nga klikimet e këngës së re

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, javë më parë publikoi baladën e re “Si ta pranoj”.

Këtë këngë ajo e solli në bashkëpunim me Valon Bytyqin, ndërsa në “Prive” ajo deklaroi se ngjarjet e hidhura nga jeta private, shërbyen si inspirim për këtë këngë.

“Si ta pranoj” është pritur shumë mirë nga publiku, teksa deri më tani ka grumbulluar mbi 200 mijë klikime në kanalin YouTube.

E kur jemi te të ardhurat që artistët fitojnë nga klikimet në këtë kanal, Fjolla ka vendosur që ato t’i mënjanojë për një fond të veçantë, shkruan telegrafi.

Të gjitha paratë e grumbulluar nga suksesi i këngës, Morina ka vendosur t’i japë për bamirësi, duke ua dhuruar njerëzve që kanë nevojë.

Mesa duket ndjeshmëria që ky projekt muzikor ka sjell, e ka bërë edhe më emocionale këngëtaren.