Fjalë Kyçe

Fjolla Morina merr dhuratë veturën super-luksoze

Fjolla Morina merr dhuratë veturën super-luksoze

Fjolla ka marrë një dhuratë të shtrenjtë.

Fjolla Morina ka pranuar një dhuratë super-luksoze, bëhet fjalë për një veturë të tipit “Audi Q7”, e cila e priti atë në vendin ku po pushonte, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë, këngëtarja e bëri të ditur me anë të disa videove që i postoi në Instagram, teksa shihet se si mbeti pa tekst në momentin kur e pa veturën.

“O Zot, befasi”, ka shkruar ajo sipër njërës video që e ndau me ndjekësit, por nuk tregoi se kush fshihet pas kësaj dhurate.

Fjolla Morina para pak ditësh bëri të ditur se ka blerë shtëpi të re.