Fjalë Kyçe

Fjolla Morina pranon një dhuratë romantike

Fjolla Morina pranon një dhuratë romantike

Fjolla Morina ka pranuar një dhuratë të këndshme.

Fjolla Morina është një ndër emrat më të komentuar të shoubizit në vend, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell imazhe nga përditshmëria e saj.

Së fundi, Fjolla ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaq një tufë trëndafilash të kuq, të cilët i mori dhuratë.

“Tjetër është kur të pëlqen diçka, dhe tjetër kur e do atë. Nëse ju pëlqen një lule, e këput. Nëse e do lulen, e vadit çdo ditë”, ishte mbishkrimi pranë kësaj buqete me lula.

Për ndryshe, “Nace Nace” titullohet projekti i fundit nga Fjolla Morina, ndërsa ka paralajmëruar një këngë të re.