Fjalë Kyçe

Fjolla Morina vjelë speca, fotografia e tregon më së miri

Fjolla Morina vjelë speca, fotografia e tregon më së miri

Fjolla Morina këtë të premte po e kalon në fshat.

Fjolla Morina ka befasuar fansat me fotografitë e fundit, të cilat i realizoi në një serrë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja po vjelte speca, të cilët duket se po i bënte gati për turshi, ashtu siç e do zakoni tek shqiptarët.

“Ishte ditë e bukur sot”, është mbishkrimi që ajo ia la fotos, në të cilën u shfaq pranë specave që i ka vjelur.

Në këto imazhe, Fjolla u shfaq e veshur me një palë xhinse dhe bluzë të bardhë.