Fjalë Kyçe

Fjolla përlot me fjalët prekëse për nënën e saj

Fjolla përlot me fjalët prekëse për nënën e saj

Këngëtarja Fjolla Morina ka falënderuar mjeket kosovar për përmirësimin e gjendjes së nënës së saj pas operacionit.

Fjolla është aktive në rrjete sociale ku ndan postime të shumta.Ajo ka publikuar në ‘Instagram‘ një imazh ku ka shkruar disa fjalë prekëse për nënën e saj.

Shikojeni postimin duke i bashkëngjitur edhe foton e mëposhtme:

‘Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë!
Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit…luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ja dilte mbanë dhe kësaj here. Më ka mbetur në mendje një proverb ku thuhet: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat! E pra, e dashura nëna ime, ti je Zoti im,ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë!

Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje’.